Olsi Rama paraqitet në SPAK

0
31

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.

Sipas burimeve për Euronews Albania, vëllai i kryeministrit ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 15:00.

Mësohet se SPAK ka rihapur dosjen e pezulluar për personat e paidentifikuar në rastin “Xibraka” (laboratori i kokainës).

Opozita e ka përmendur shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Rama për përfshirje në rastin e “Xibrakës”.