Operacion anti-drogë në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52 urdhër arreste, vihen nën sekuestro disa pasuri

0
2

Forcat Operacionale, Krimi Ekonomik dhe agjentetet e BKH kanë nisur një operacion në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Fier.

Mësohet se janë kontrolluar banesa dhe biznese, teksa në Vlorë janë dy të shoqëruar, e në Fier është arrestuar një person.

Gjithashtu, në Durrës janë arrestuar dy persona, teksa operacioni vijon.

Operacioni është në bashkëpunim me skuadrën anti mafia të Barit, janë lëshuar mes Italisë dhe Shqipërisë 52 urdher arreste me dyshimin për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe shpërdorim detyre.

Jane vënë në sekuestro edhe pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Hetimet për trafikimin e drogës , kanë nisur nga autoritetet italiane ku thonë se ky rrjet kriminal trafikonin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias./abcnews.al