Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në Elbasan, duke përfshirë forca të shumta policore. Si rezultat i aksionit, paraprakisht mësohet se janë arrestuar 40 persona
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar tre armë zjarri të tipit kallashnikov, si dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në këtë zonë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje në orët në vijim.