Operacion antidrogë në Napoli/ Arrestohen 29 persona, mes tyre edhe shqiptarë

0
135

29 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni antidrogë të kryer në Napoli mëngjesin e së martës. Të arrestuarit janë pjesë e dy organizatave kriminale që merreshin me trafik ndërkombëtar droge në Evropë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Agjencia Ansa shkruan se njëri nga shtetasit shqiptar që u arrestua këtë të martë, është përgjuar në një bisedë telefonike të vitit 2016, ku fliste me një tjetër bashkëkombas mbi mënyrën e transportit të drogës dhe rreziqeve me të cilat ata përballen.

Në këtë bisedë, dy shqiptarët dëgjohen duke thënë se transporti me qese nuk është efektiv për shkak të qenve nuhatës. Ata thonë, sipas mediave italiane, se transporti me kontenjer është më i sigurtë por diskutojnë edhe për transportin nën ujë nëpërmjet nëndetësve nga Panamaja si një mënyrë që është 100% e sigurtë.

Këto biseda janë konsideruar nga autoritetet Italiane si një dëshmi e qartë se trafikuesit e drogës po përdorin tani më metoda të tjera transporti, ku përfshihet edhe përdorimi i ndëndetëseve nga Panamaja që konsiderohet si një nga kryeqytete botërore të kokainës.

Ushtria amerikane ka zbuluar më parë nëndetëset e ndërtuara nga fibrat e xhamit po përdoren nga grupet kriminale për transportin e sasive të mëdha të drogërave të ndryshme.

Në operacionin e kryer këtë të martë nga policia italiane raportohet se janë sekuestruar rreth 100 kilogramë drogë dhe disa telefona celularë të enkriptuar që përdoreshin nga grupet kriminale për të komunikuar pa u përgjuar./abcnews.al