Një operacion antidrogë i zhvilluar sot nga policia e Teramos në Itali ka çuar në pranga një shtats shqiptar emri të i cilit nuk bëhet e i ditur nga mediat italiane. Sipas mediave fqinje në operacion janë sekuestruar mbi 70 kg hashash, 30 kg kokainë dhe mbi 3 kg heroinë, shkruan A2 CNN.
Mbi 100 kg lëndë narkotike u sekuestruan nga policia e Teramos në shtëpinë e shtetasit shqiptar në Nereto, Abruco. Mediat italiane raportojnë se shtëpia e tij ishte kthyer në një qendër të vërtetë droge, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si depo mjetesh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi të groposura në kopsht, raporton A2 CNN.

Sipas prokurorisë italiane, droga ishte gati për t’u shitur palëve të treta. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg substanca të tjera narkotike, peshore digjitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë. (A2


