Policia ka organizuar një operacion kundër kalimit të paligjshëm të kufirit në Morinë. Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar disa persona.
Ndërkohë gatë aksionit raportohet se një sirian ka mbetur i plagosur. Ende janë të paqarta rrethanat e plagosjes së tij, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë.