Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për të arrestuarit

0
2

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për të arrestuarit gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.

Arrestimet u realizuan si rezultat i një operacioni policor të koduar “Fast”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni u organizua pas administrimit të informacioneve operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale.

 

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e një lokali në pronësi të Taulant Zykollarit, u kapën në flagrancë 14 persona, të cilët sipas Policisë rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të arrestuarit dhe masat e vendosura nga gjykata janë:

 

 

  1. Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
  2. Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
  3. Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
  4. Egi Caushi, 32 vjeç – arrest me burg
  5. Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
  6. Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
  7. Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
  8. Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
  9. Blerim Heta – detyrim paraqitje
  10. Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
  11. Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
  12. Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)
  13. Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje

Gjatë operacionit dhe kontrolleve janë sekuestruar:

  • 3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak
  • Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)
  • 4 radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë
  • Jelek me mbishkrimin “Policia”
  • Pajisje që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete
  • Thikë, shkop metalik
  • Shuma të konsiderueshme parash
  • 4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR sigurie

Akuza të ngritura ndaj grupit përfshijnë:

  • Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit
  • Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
  • Moskallëzimi i krimit
  • Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
  • Përkrahja e autorit të krimit
  • Mbajtja pa të drejtë e uniformës
  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe pretendimeve të palëve, gjyqtarja Megi Strakosha shpalli masat e sigurisë për secilin nga të arrestuarit.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet do të vijojnë, për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Elbasanit: 

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “Fast” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr Vleftësim të ligjshëm të arrestimit nё flagrancё dhe caktimin e masës së sigurimit’’ pёr 14 ( katёrmbёdhjetё) tё arrestuarit nё flagrancё.

Sot, më datë 17.10.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues Gjyqtare znj. Megi Strakosha në përfundim të shqyrtimit gjyqёsor, me vendimin 658 (61200-02368-13-2025), vendosi:

 

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimT.
  3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personin nën hetimT., parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për një afat prej 60 ditë.
  1. Urdhërohet personi nёn hetim E.T., tё mos largohet nga banesa e tij.
  2. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.T., dhe shoqërimi nee banesën e tij nga policia gjyqësore, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimM.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  3. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 2 (dy) herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim H.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimC.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim C., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  3. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.C., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimZ.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Z., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  3. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim T.Z., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim M.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim M., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim M.
  4. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimK.
  5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim K., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  6. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim K.
  7. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimS.
  8. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim S., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  9. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim S.
  10. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimM.
  11. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  12. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim B.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimÇ.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Ç.i, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim Ç..
  4. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimH.
  5. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim H., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  6. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në dy muaj, të hënën e parë të muajit.
  1. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim B.H. nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim M.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim M, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  3. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim J.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim D.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim D, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  3. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim A.D., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetimD.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim D., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim D.
  4. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë për të miturin në konflikt me ligjin Z.
  1. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i të miturit në konflikt me ligjinm, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet policia gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  2. Psikologia H do të paguhet sipas tarifave ligjore.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Elbasan më 17.10.2025