Operacioni “Flakë në det”! SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për Gëzim Çelën dhe anëtarët e grupit të trafikantëve

0
2

SPAK ka lexuar pretencën për operacionin e koduar “Flakë në det” ku nën akuzë janë 13 persona.

Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikut të drogës të shpallen fajtorë për disa vepra penale të tilla si “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup i organizuar dyshohet se transportonte lëndën narkotike nga zona e Patokut në drejtim të vendeve të Bashkimit Europia

Lista e emrave dhe dënimi që kërkohet për ta:

Arlind Isamailukaj  15 vite burg me  gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Çela  16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/  8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

(BalkanWeb)