Operacioni në Elbasan/ Avokati i njërit prej të arrestuarve kërcënon gjyqtarin, ndalohet nga Policia

0
2

Policia ka ndaluar me iniciativë avokatin Ulian Bajrami, mbrojtësin ligjor të Maksim Suçit, alias Maks Lika, ky i fundit person i arrestuar disa ditë më parë në Elbasan gjatë një operacioni ku u sekuestruan armë zjarri.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Bajrami ka pretenduar se policia dhe prokuroria kane manipuluar provat kundër klientit të tij.

Gjatë debatit, ai ka kaluar në tone kërcënuese, duke deklaruar se “do merret personalisht me prokurorin dhe me të gjithë oficerët e policisë”.