Operacioni policor në Elbasan, mes të shoqëruarve edhe biznesmeni i njohur

0
2

Një Biznesmen i njohur në Elbasan është shoqëruar nga policia pas aksionit të zhvilluar më herët në Elbasan nga autoritetet.

bashkë me të janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar edhe armë.

Operacioni  i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.