Operaconi “Fijet”, çmontohen 14 kamera jashtë banesave të Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

0
163
Ardit Murataj

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin “Fijet” në Tiranë ku janë çmontuar 155 kamera, të vendosura kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë janë nën hetim 37 persona që i kishin vendosur këto pajisje në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se 14 kamera janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje.