Opozita do të më njohë dhe do të më kërkojnë ndjesë!”, Sara Mile: Kam vënë një shall, simbol të baltës që u hodh mbi mua

0
2

Deputetja e zgjedhur nga 11 maji, Sara Mile, ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së seancës në Kuvend ku do të konstituohet qeveria e re.

Mile tha se ka zgejdhur që në mënyrë simbolike të vendosë një shall që sipas saj simbolizon të gjithë akuzat dhe baltën që u hodh drejt saj gjatë kësaj kohe, duke nënkuptuar.

Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge.
Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.
Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.