Opozita e Bashkuar, Murataj: Koalicioni i logjikshëm, PD dhe LSI marrëveshje pa fuqi prapavepruese

0
212

Kandidati i Bindjes Demokratike në Elbasan Erjon Murataj në një intervistë për Ora News ka komentuar një qasje të përgjithshme për situatën përgatitore në zgjedhje.

Murataj ka thënë se për të koalicioni opozitar është i logjikshëm, ndërkohë që shton se LSI dhe PD kandidojnë të ndara për të maksimizuar votën.

Murataj: Një marrëveshje është, ajo që është mes PD dhe aleatëve të saj, duke përfshirë edhe PDIU. Ky është një koalicion i logjikshëm, për sa kohë edhe nga 2017 nuk kemi ndryshuar asgjë. Thjeshtë është futur edhe PDIU sepse nuk kishte një forcë që mund të prodhonte mandat në qarqe si Elbasani dhe Peshkopia, se ka humbur disa përfaqësues që kanë peshë elektorale dhe nuk janë më me të.
Përsa i përket koalicionit me LSI, mendoj që është një marrëveshje pa fuqi prapavepruese, sepse janë dy forca politike që garojnë të ndara. Në një koalicion parazgjedhor që do të ishte e marrëveshje e ngjashme me atë që kishim me forcat e tjera politike, mendoj që do të maksimizonte votën. Kanë zgjedhur rrugën e tyre të dyja forcat politike për të shkuar të ndara me disa kalkulime që personalisht nuk më rezultojnë ashtu siç i kanë thënë.

Marr qarkun e Elbasanit në 2017. Lajmi në këto zgjedhje do të jetë PDIU që nuk i ka më këto vota. Duke presupozuar që të gjitha forcat e tjera politike PD, PS, LSI që janë treshja klasike e 2017, do vihen balanca, për të cilat dyshoj se e njoh terrenin nga afër. Po të shikojmë PDIU, janë diku te 10 mijë vota të papërfaqësuara. Mbetja e LSI dhe PD që nuk i kalon 7300 vota, nuk prodhon mandat veç e veç. Bashkë ishte një shans, për shkak se PDIU është pjesë e koalicionit me PD, ku mund të kalonte një mandat në mënyrë të natyrshme. Bëhej një balancë në qarkun e Elbasanit për sa i përket PD dhe LSI, duke kapur një mandat të 6-shtë të plotë. Kjo llogaritje bëhet me votën e 2017, por balancat kanë ndryshuar. Në qarkun e Elbasanit nuk duhet të harrojmë që nuk kemi përfaqësuesin klasik i cili e ka dhënë rezultatin e 2013 dhe 2017 që është Haxhinasto. Pesha elektorale e tij në Elbasan është e vërtetuar sepse janë dy parti për të zgjedhur që kanë dhënë rezultat të ngjashëm. Koalicioni që PD ka bërë unë uroj që të ketë feedback pozitiv me PDIU. Por marrëveshja me LSI parazgjedhore nuk ka fuqi ligjore për të prodhuar dhe maksimalizuar votë.

Ora news