Opozita kërkoi shkarkimin e saj, Nikolla: U preka, ne nuk jemi armiq! Kam qëndruar pranë jush sa herë keni patur nevojë

0
90

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur për kërkesën e ardhur nga deputetët demokratë lidhur me shkakrimin e saj.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Nikolla tha se kjo kërkesë është pritur nga ajo me qetësi, teksa ka theksuar se është prekur dhe është ndjerë e zhgënjyer, pasi sipas saj, kryetarja ka qëndruar pranë të gjithë deputetëve dhe i ka dëgjuar të gjithë, si ata të mazhorancës njëjtë dhe të opoiztës.

Më tej Nikollla shprehet se lidhur me këtë kërkesë deputetët nuk kanë fakte dhe se ajo ka respektuar Kushtetutën.

“Të nderuar kolegë. Prita me qetësi edhe kërkesën e opozitës për shkakrikimin tim. Dua të citoj thënien e një kolegeje e cila ka vendosur firmën’ është një nga njerëzit më të butë që mund të drejtojë këtë parlament’.

Ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se konfliktet në Kuvend nuk kanë ardhur për shkakun tim.

Ndonëse jo të gjithë e pranoni edhe pse e prita me qetësi smund të mohoj që ndihem e prekur dhe e zhgënjyer nga kjo kërkesë. Nën emocionet dhe qëllimet e pasinqerta, shpifët një kauzë artificiale. Në këtë kërkesë është emri, por jo dëshira juaj, janë emocionet por jo bindja juaj. Ju e mbështesni. Unë nuk do tërhiqem për të ctensionaur situatat parlamentare dhe për ti kthyer ato në shina. Unë kështu vijova dhe do të vijoj, pavarësisht kësaj kërkese që jam e bindur që nuk do të ndikojë në marëdhënien tonë.

Nuk po ju kërkoj të zbusim debatin por të shmangim dhunën. Unë nuk kam folur këtu dhe nuk do flas kurrë me këtë gjuhë. Unë nuk kam shfaqur dhe nuk do shfaq kurrë dy fytyra. Unë jam përballur dhe do përballem sy në sy.

Unë kam qenë pranë jush si kolege, si grua si mike, sa herë keni patur nevojë për solidaritetin tim njerëzor. Përkatësia ime politke asnjëherë nuk ka penguar. Nuk dua të rëndis faktet sepse secili prej jush e ka të qartë. Zyra e kryetares së kuvendit ka qenë dhe do vazhdoëj tëj etë e hapur për secilin prej jush. Ju dëgjoj dhe respektoj të gjithëve.Ne nuk jemi armiq, armiku në këtë vend nuk është as mazhoranca as opozita askush.”, tha Nikolla.