Një 23-vjeçar, shtetas amerikan është arrestuar në Rinas pasi ka tentuar që të fusë kontrabantë mallra me vlerë 150 mijë euro.
Bëhet fjalë për ora dore, syze dielli, çanta. Në pranga ka rënë H. Z., 23 vjeç. Përveç mallrave kontrabandë, atij iu gjetën dhe disa fatura me vlerë rreth 14 300 dollarë.
Ai nuk i kishte deklaruar këto mallra siç parashikon ligji shqiptar, për rrjedhojë të riut iu vunë prangat nën akuzën për veprën penale, “Kontrabanda me mallra të tjera”.
- “Rinas/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.
- Si rezultat i kontrolleve të shtuara, goditet një rast i kontrabandës së mallrave.
- Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar (shtetas amerikan) që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, si dhe disa fatura me vlerë rreth 14 300 dollarë.
- Sekuestrohen veshjet dhe aksesorët me vlerë mbi 150 000 euro.
- Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i kontrabandës së mallrave.
- Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç.
- Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.
- Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme (ora dore, syze dielli, çanta etj.) dhe disa fatura me vlerë rreth 14 300 dollarë.
- Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 23 vjeç, banues në SHBA, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
- Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.