Orë tmerri për legjendën e Italisë, merret peng, dhunohet, grabitet…

0
61

Roberto Baggio dhe familja e tij përjetuan momente terrori mbrëmë, teksa Italia ishte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës.Siç raporton “Corriere del Veneto”, makthi për ish-numrin 10 dhe familjen e tij nisi rreth orës 22:00, kur të paktën pesë persona, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e familjes në Altavilla Vicenza. Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me trupin e armës dhe mori një plagë të thellë, më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa kriminelët plaçkitën vilën dhe vodhën ora, bizhuteri, para…

Kur ish-fituesi i Topit të Artë kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri policinë, që, përveç dëshmive të Baggios dhe familjes së tij, mori të gjitha pamjet e vëzhgimit me video. Më pas ish-futbollisti u dërgua në spital për t’u mjekuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin fizikisht mirë, por të shkatërruar psikologjikisht./SuperSport

 

Top Channel