Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal ish-këshilltarin e tij dhe 140 persona të tjerë

0
210

Presidenti i SHBA-së në largim, Donald Trump, ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballej me akuza për mashtrim.

Ky njoftim ka ardhur vetëm disa orë para inagurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Trump gjithashtu ka falur dhe më shumë se 140 persona të tjerët në orët e tij të fundit në detyrë, shkruan BBC.

Gjithësej, 73 persoa u falën, ndërsa 70 të tjerëve iu ndryshuan dënimet.

Bannon, i cili ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i presidentit Trump gjatë fushatës së tij 2016, u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milionë dollarë.

Ora news