Orët e fundit të aplikimeve në universitet, ja cila degë mban ‘fronin’ si e preferuara e maturantëve

0
180

Teksa ju ka mbetur edhe një ditë kohë për të bërë renditjen e degëve të preferuara të studimit, pjesa më e madhe e maturantëve e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Të dhënat paraprake tregojnë për një rritje të interesat për degët e bujqësisë, që vitet e fundit kanë pasur probleme, për shkak se nuk arrihej të plotësohej numri i nevojshëm i studentëve për të zhvilluar lëndët në auditore.

“Te dhënat jo zyrtare e konfirmojnë që maturantët ketë vit i janë drejtuar me shume programeve te Universitetit Bujqësor dhe shpresojmë që këto të jenë të vërteta. Besojë se iniciativa e qeverisë për mbështetjen financiare në vlerën e pagës minimale për çdo maturantë që regjistrohet në degët prioritare besojë se ka ndikuar pozitivisht”– tha Fatbardh Sallaku, rektor Universiteti Bujqësor.

Në këtë fazë të raundit të parë, maturantët kanë të drejtë të përzgjedhin 10 programe studimi, por vetëm në momentin e regjistrimit, do të shihet realisht tendenca e këtij viti dhe nëse nisma e qeverisë ka arritur të bëjë efekt.

“Çdo maturantë ka të drejtë të zgjedhë 10 alternativa çka për mendimin tonë janë shumë sepse një i ri mund te zgjedhë deri te pesa por pavarësisht kësaj deri ne fund të gushtit kur të bëhet renditja shpresojmë që këtë vit zgjedhja e maturantëve të ketë qenë më shumë drejt Universitetit Bujqësor”– tha Fatbardh Sallaku, rektor Universiteti Bujqësor.

Ajo çka duket se nuk ka ndryshuar, është preferenca e të rinjve për degët e shëndetësisë, pasi edhe këtë vit, pavarësisht vendimit më të fundit për punësim të detyruar 5 vite për të diplomuarit, sërish mbetet më e pëlqyera.