“Organizatë ekstremiste islamike”, policia gjermane ndalon shoqatën islamike pro-Hezbollahut

0
45

Qeveria gjermane ka ndaluar “Qendrën Islamike të Hamburgut”, një shoqatë myslimane që zotëron një xhami në qytetin gjerman dhe e cila ka qenë nën hetim për disa muaj për mbështetjen e saj të supozuar për lëvizjen libaneze pro-iraniane Hezbollah.

Ministria e Brendshme “ka ndaluar Qendrën Islamike të Hamburgut dhe organizatat e lidhura me të në të gjithë Gjermaninë deri më sot, pasi ajo është një organizatë ekstremiste islamike që ndjek qëllime jokushtetuese”, thuhet në një deklaratë.

Raportohet se mëngjesin e sotëm janë kryer kërkime në 53 prona që i përkasin organizatës në të gjithë Gjermaninë.
(BalkanWeb)