Organizonin baste përmes telefonit, procedohet 3 persona

0
175

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë dhe sekuestrohen 3 aparate celulare që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasit S. P., 52 vjeç, R. S., 17 vjeç dhe F. M., 17 vjeç, banues në fshatin Dishnicë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm ushtronin këtë veprimtari të kundërligjshme në një lokal në fshatin Dishnicë, Korçë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve S. P., R. S. dhe F. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, nga një telefon celular, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.