Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.
Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës dhe tani dyshja nuk fshihen më.
Si Oriola, ashtu dhe Erosi nuk i kursejnë fotot dhe videot krah njëri-tjetrit apo dhe komentet plot dashuri. Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto romantike e çiftit në ashensor. Në foton në fjalë, futbollisti po i dhuron partneres një të puthur.
Erosi e ka vendosur si foto profili në rrjetin social të Instagramit, duke treguar haptazi dashurinë për Oriolën.
Syri