Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj iu rikthye muzikës, pas tre vitesh mungesë.
Dy ditë më parë, ajo publikoi këngën më të re, të titulluar “Dancing ëith the devil”.
Ky projekt është kompozuar nga Beatrixi, në bashkëpunim me Eugent Bushpepën. Eugenti është po ashtu protagonist në klip. Dyshja shfaqen në skena të nxehta dhe nga kjo kanë lindur dyshimet për diçka më shumë.
Ndërsa ka qenë Oriola Marashi, që i ka cilësuar si “çift” publikisht. Ajo ka shpërndarë këngën e Beatrixit në story dhe ndër të tjera ka shkruar: “Çifti më i mirë”, duke etiketuar këngëtaren dhe Eugentin. l.k/abcnews.al