Orteku godet resortin e skive në Rusi, humbin jetën 3 persona

0
230
Rescuers and volunteers take part in a search operation after an avalanche hit a ski resort in the Siberian city of Norilsk, Russia January 9, 2021. Russian Emergencies Ministry/Handout via REUTERS

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku që ka goditur dhe ka mbuluar një resort për ski afër Norilsk në Rusi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e ortekut janë gjetur re persona të pajetë mes të cilëve një fëmijë.

Ndërkohë, një djalë 14 vjeç është shtruar në spital, pasi i është lënduar lëkura për shkak të problemeve nga ekspozimi i tepërt me të ftohtin.

Një skuadër shpëtimi prej rreth 242 persona dhe 29 automjete janë vënë në dispozicion për të gjetur trupa të pajetë, apo që kanë ngecur në ndërtesat e mbuluara nga dëbora.

Skuadra e shpëtimit po haset edhe me vështirësinë e motit të keq, teksa vazhdojnë kërkimet./abcnews.al