OSHEE kërkon 240 punëtorë të rinj në të gjithë vendin dhe aplikimi për vendet e punës është i hapur deri në 14 qershor.
Lajmin e bëri të ditur administratori i OSHEE, Enea Karakaçi gjatë një interviste në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH).
“Ftoj këdo që ka një diplomë të inxhinerise elektrike apo shkollë të mesme elektrike profesionale që të aplikojnë pranë OSHEE. Ne e hapëm për herë të parë testimin masiv në dhjetor 2023. Pamë një numër të lartë kërkesash por shumë larg kërkesave që kemi parë tani. Njerëzit e shohin me dyshim procesin sepse thoshin që “kanë qenë të paracaktuara”. Një perceptim tërësisht i gabuar. Sot në tregun aktual është e pamundur që të cohet një administrator dhe të gjejë 240 elektricistë me preferencë. Dëshira jonë është të marrim më të mirët. Këta do të jenë për të gjithë Shqipërinë. Ka pasur deri tani mbi 400 aplikime. Dhe më 14 qershor ne do të fillojmë të bëjmë ndarjen për ata që kanë profilet e duhura të shkollimit. Ministrja tha me të drejtë se interesohemi për grupmoshën 35 vjec për shkak të rivitalizimit të kompanisë” tha Karakaçi në TVSH.
Sa për sezonin turistik, administratori tha se po bëhet një punë shumë e mirë për investimet në zonat turistike dhe ka një gadishmëri më të lartë. Rritja e numrit të turistëve ka shtuar edhe konsumin dhe përvec masave shtesë të investimeve, në Lezhë Shëngjin që u dha zgjidhje përfundimtare, në do të kemi një sezon shumë më të mirë.
“Padyshim do të ketë problematika sepse ndikojnë edhe rritja e temperaturave dhe rritja e konsumit. Patjetër që do të ketë ndërhyrje. Por unë garantoj që do të jenë të përkoshme ndërkohë që OSHEE do të jetë aty për të rregulluar situatën” tha Karakaçi.