Fjolla Morina prej disa ditësh po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie” pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.
Këngëtarja po i kalon ditët e izolimit në një shtëpi në qytetin e Kukësit, siç tregon dhe një video e publikuar në media. Morina, në video është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj. Këngëtarja shfaqet ashtu siç nuk jemi mësuar që ta shohim, tërësisht pa grim.
Vihet se ajo duket shumë e qetë, ndërkohë që kujdeset për të bijën, Alyah, e cila ishte edhe arsyeja pse u caktua kjo masë për këngëtaren.