Një hap para e një pas. Man. United vijon të mos ketë vazhdimësi në Premier League, çka e ka penguar këtë vit të luftojë për pjesën e majës në renditje.
Sot në “Old Trafford”, skuadra e Rangnick u ndal në një barazim shumë zhgënjyes ndaj Leicester City ku u duk qartë sesa i rëndësishëm është Ronaldo për këtë ekip.
Pa portugezin vuajnë për të konkretizuar djajtë e kuq dhe golit të Iheanacho në 62’ iu përgjigj Fred në 66’. Madje miqtë shënuan edhe një gol tjetër më tutje por që u anulua me VAR dhe në fund ekipet duhet të kënaqen me një barazim që në fakt Man. United i prish shumë punë në luftën për një vend në Champions League./Ora News/.