Pa rrip sigurimi dhe pa patentë, 22 vjeçari në Tiranë tenton të korruptojë policin me 1 mijë lekë

0
589

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Konferenca e Pezës”, efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar automjetin me targë AA 489 XA, drejtuesi i së cilit është konstatuar se drejton mjetin pa vendosur rripin e sigurisë si dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Gjatë kryerjes se veprimeve policore, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale R. R, 22 vjeç, me qellim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer, i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë të rinj, por policia i ka vënë pranga.