Padi për vendin në polici/ Ish-drejtuesja e BKH, Aida Hajna kërkon rikthimin si drejtuese policie

0
2

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka paditur në Gjykatën Administratvie, procesin e garës për drejtorë departamentesh në Policinë e Shtetit.

Ajo kërkon që të rikthehet në polici si zv.drejtoreshë e përgjithshme, ose  drejtoreshë departamenti, por me ndryshimet e fundit që janë bërë në ligj, cdo dretjues që synon të marrë një pozicion të tillë duhet të futet në garë, në mënyrë që të marrë detyrën.

Gara për “Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit” u hap në muajon tetor, ndërsa faza e aplikimeve do të qëndrojë e hapur deri në datën 11 nëntor të këtij viti. Por pavarësisht, kësaj, Aida Hajna, nuk është bërë pjesë e garës, por kërkon që ky konkurs të pezullohet derisa të shprehet Gjykata Administrative.

Seanca për këtë cështje pritet të mbahet më 11 nëntor në gjykatën kushtetuese, afat ky ku parashikohet të mbyllet edhe faza e aplikimit për konkursin në polici për “Drejtor Departamenti”.

Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën e rikandidimit, Hajnaj nuk  u përfshi në garën për kreun e Byros Kombëtare të Hetimit./abcnews.al