Paga e luftës’, qytetarët i ankohen Bashës dhe i tregojnë mesazhin

0
327

Gjatë një vizitë të zhvilluar në Baldushk dhe Sauk të Tiranës ku ka takuar sipërmarrësit e vegjël, Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë dhe ankesat e tyre për ndihmat gjatë pandemisë.

Dy qytetarë i kanë treguar kryedemokratit se nuk kanë marrë ende pagën e luftës gjatë pandemisë. Madje qytetarët i kanë treguar mesazhet në telefon të konfirmimit të pagës së luftës 2 muaj më parë, 40 mijë lekë por asgjë nuk ka ardhur. Madje qytetarët thonë se me fjalë po, por me vepra ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë gjatë pandemisë kur edhe ngelën pa punë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot në Farkë dhe Baldushk takova fermerë dhe sipërmarrës të lënë në harresë nga qeveria.

Ndërsa kriza po thellohet e varfëria po shtohet, faturat që duhet të paguajnë u janë rritur, xhiroja ka rënë, ndërsa prodhimet po kalben sepse nuk kanë treg ku t’i shesin e fuqia blerëse ka rënë.

Në kohën kur kanë më shumë se kurrë nevojë, në vend të ndihmës u çon bandën e taksidarëve, në vend të lehtësirave u kanë dyfishuar faturën e dritave, kanë rritur taksat vendore, edhe ata që e përfituan pagën dëmshpërblyese nuk e kanë marrë akoma.

RAMAVIRUSI po u merr qytetarëve dhe qindarkat e fundit për t’ua dhënë si tash 7 vjet një grushti oligarkësh.

Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, shqiptarët janë popull i mençur e punëtor, atyre u duhet një qeverisje normale që të mirat e këtij vendi t’i shndërrojë në mundësi për ta.

Në planin tonë ne parashikojmë lehtësi për biznesin dhe thithjen e investimeve të huaja që hapin vende pune.

Në planin tonë ne do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre.

Në planin tonë ne parashikojmë mbështetje direkte përmes subvencioneve për çdo fermer në bazë të prodhimit të tyre. Mbështetje për sipërmarrës që përpunojnë prodhimet tona bujqësore e blegtorale.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek fuqizimi i sipërmarrjes, zhvillimi i bujqësisë dhe punësimi

real news