Paga e Ronaldo-s peshon shumë në arkat e Juventusit, bardhezinjtë gati të shesin portugezin

0
199

 COVID-19 po shkakton probleme financiare në shumë skuadra evropiane. Pas Barcelonës, me borxhin që ka shkuar në 500 milionë euro, tani është rradha e Juventus të minimizojë humbjet duke filluar nga shitja e Cristiano Ronaldos. Portugezi merr një pagë që shkon në 31 milionë euro në vit.

Kontrata e sulmuesit me bardhezinjtë skadon në vitin 2022, por skuadra nuk do që lojtari më kyç i skuadrës të largohet me parametër zero, pasi kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. “The Sun” thekson se një zgjatje e kontratës me Juventusin, me pagën aktuale të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, konsiderohet jashtë çdo logjike.

Kur u ble nga Real Madridi, në vitin 2018, synimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” ishte të fitohej Champions League, por në dy edicionet e fundit në këtë kompeticion bardhezinjtë kanë dështuar.

E.Ç (Dosja.al)