Paguhen më mirë në Greqi, mungesa e krahut të punës lë në pemë qershitë

0
123

Qershia ka vënë sërish në vështirësi fermerët që e kanë kultivuar. Nëse vitin e kaluar nuk kishte prodhim për shkak të kushteve atmosferike, këtë vit, sezoni i qershive është i mbarë por nuk ka krahë pune për ta vjelë.

Dhe këtë po e vuajnë më së shumti fermerët e Dvoranit, që njihet në juglindje për kultivimin e qershive. Mungesa e krahut të punës për shkak të largimit të të rinjve dhe nga ana tjetër paga e ulët që ofrohet në vendin tonë, krahasuar me pagën në vendet fqinje si Greqi apo Maqedonie Veriut, rrezikon ti lërë qershitë në pemë.

E njëjta problematikë ndihet edhe me fermerët e qershive në Myzeqe, ku moshat e treta po përpiqen të vjelin sa të munden duke rrezikuar majë pemëve.

Këto probleme pritet të mbajnë të shtrenjtë çmimin e qershive në treg pasi vetëm rritja e pagesës së punonjësve në bujqësi mund të sigurojë krah pune.