Ervin Selita, i njohur me emrin e artit si Vinz, pjesë e grupit shqiptar Hellbanianz është vënë në pranga e policisë pasi akuzohet për tentativë vrasje. Vinz me origjinë nga Burreli ka qenë në një hotel me të dashurën e tij, por nuk janë lejuar që të hyjnë pa mjet identifikimi. Këtu ka nisur edhe një debat, ku Selita ka tentuar të vrasë me armë zjarri një nga pronarët e hotelit.
Lidhur me agresivitetin e grupit “Hellbenianz” mediat britanike kanë paralajmëruar disa herë e ndërsa tashmë duket se grupi ka ardhur edhe në Shqipëri, ku kërkon të bëjë “ligjin”. Mediat britanike e kanë cilësuar grupin si ndër më të rrezikshmit dhe që mbytën Anglinë me kokainë. Në një shkrim për ta theksohej se ata promovojnë luksin në mënyrë që të rekrutojnë shqiptarë për të punuar për ta në Britaninë e Madhe.
Një promovim i tillë u bë vetëm pak ditë më parë me anë të muzikës në disa rrugë të Tiranës. ABC raportojë se një grup me maska, motoristë e me makina luksoze, bllokuan rrugën e Durrësit. Bëhej fjalë pikërisht për grupin “Hellbanianz” të cilët publikuan edhe këngën pas filmimeve. Në këtë këngë shihet reperi i arrestuar Vinz teksa promovon jetën e çthurur.
Në rreshtat e kësaj kënge promovohet haptazi dhuna dhe armët:
Mjet i ri xhamat sterr i zi seni next to me
Kur e ni. Hekrin tu kersit a si melodi
Me shofer. Vet jam pasagjer tu i ik policis
Mjet i vjedh mrapa duhet djeg then “we disappear”
Këto rreshta të kujtojnë skemën tipike të shumë krimeve në Shqipëri, ku vrasës shpesh herë me pagesë ekzekutojnë njerëz dhe më pas me makina të vjedhura largohen dhe u vënë flakën. /abcnews.al/