Pak dritë dhe ushqim për Vitin e Ri, familja në Elbasan jeton si “në poemën e Migjenit”

0
238

Poema e mjerimit e Migjenit duket aktuale edhe në vitin 2020. Ora News sjell historinë e një familje në Elbasan ku prej tre muajsh dritë bën vetëm një qiri.

“Kam qejf të lidhin dritat.”

Kjo është dhurata që ky fëmijë pret për Vitin e Ri.

“Nuk kam drita.”

Ky qiri prej tre muajsh, është i vetmi objekt që bën dritë netëve të errëta të dimrit në shtëpinë e familjes me 6 anëtarë.

Nën dritën e zbehtë të qiriut, 9-vjeçari ka bërë çdo ditë mësimet, duke kuptuar barrën e rëndë të varfërisë.

“I bëj detyrat me qiri, më thotë mësuesja rregulloe shkrimin.”

Ky është i vetmi zbukurim simbolik i festës që po vjen.

Por nëna Enkelejda ka sfidë bukën e nuk mund të mendojë për dhurata.

“Kisha shumë dëshirë që të kisha ushqim për fëmijët, kjo është thirrja ime, buka në tavolinë.”

Drama nuk ka fund. Lexohet në sytë me lot të gjyshërve të sëmurë.

75-vjeçari është i paralizuar e nuk mund të flasë, ndërsa gjyshe Hatixheja  është gati të jape jetën për ti parë nipërit në dritë.

“Nuk po dua asgjë, as ilaçe dhe asgjë vetëm të gëzohen kalamajtë një çikë, nuk kam me çfarë ti gëzoj.”

Elbasan (1)

Elbasan (2)

Elbasan (3)

Elbasan (4)

Elbasan