Pak metra larg komisariatit, si u vra Saimir Jaku në qendër të Rrëshenit, autorët e maskuar rrafshuan lokalin me plumba

0
147

Policia e Lezhës bëri me dije sot në një deklaratë për mediat se është arrestuar vrasësi i ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit, Saimir Jaku.

Në pranga ka rënë Dorian Keqi, 40 vjeç, i cili dyshohet se vrasjen e ka kryer kundrejt një pagese, me porosi të nje grupi të strukturuar kriminal tashmë të identifikuar

Si u vra Saimir Jaku?

Ngjarja ndodhi në 9 shtator të vitit 2016. Jaku ishte duke pirë kafen e në një lokal në qendër të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit. Bashkë me Jakun ishte edhe Gjergj Prenga, i cili mbeti i plagosur.

Jaku i kishte shpëtuar edhe një atentati para vrasjes. Ai ishte qëlluar me breshëri plumbash në rrugicën e lagjes së tij. Motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

Ndërkohë, autorët e maskuar qëlluan me breshëri plumbash në lokalin ku Jaku ishte, duke e lënë të vrarë në vend. Pas ekzekutimit, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe një ditë më vonë u gjet makina e djegur me të cilën dyshohet se ata lëviznin.

Siç bëri me dije sot policia, autori Dorjan Keqi e vrau Saimir Jakun për llogari të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Kush ishte Saimir Jaku?

Saimir Jaku mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qëndrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.

Ai ishte zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut të Lezhës nën siglën e PS, në 2015 kandidoi dhe për kreun e këshillit të qarkut të Lezhës por nuk mundi të fitojë, përballë Nikolin Kaçorrit dhe Bardhok Pulajt.

Seria e vrasjeve për hakmarrje

Vrasja e Jakut dyshohet të jetë në serinë e vrasjeve për hakmarje mes dy familjeve në Rrëshen, Gjini e Reçi. E fundit në të serinë e vrasjeve ishte ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Kalvari i vrasjeve dyshohet se nisi për prishjen e pazareve të drogës, dhe deri tani nga përplasja mes dy familjeve janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi,

Pas Jakut, një vit më pas u vra në Itali Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Nga hetimet rezultoi se ai ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Viktima e radhës ishte në Belgjikë, Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Armando Gjini ishte viktima e radhës. Ai u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

/abcnews.al