Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti është regjistruar në hyrje të Rrugës së Elbasanit ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet dhe nga pamjet një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kosinë tjetër. Nga përplasja është rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte nga krahu i kundërt.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, ndërkohët nuk dihet nëse ka patur të plagosur.