Pamje “apokaliptike” në Greqi, zjarret djegin banesa, biznese e automjete

0
141

Situata me zjarret në Greqi po merr përmasa kritike. Mediat në vend raportojnë se në Varybobi janë djegur shtëpi, biznese dhe automjete. Flakët janë përhapur nëpër oborre banesash ndërsa bëhet e ditur se një magazinë në aeroportin Tatoi është shkrumbuar.

Ndërkohë, sipas raportimeve, për shkak të sasisë së madhe të tymit të paktën gjashtë persona janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen, mes tyre edhe një zjarrfikës.

Për shkak të përmasave të konsiderueshme të zjarrit për përhapur në Adams, autoritetet janë detyruar që të nisin evakuimin e banorëve.

Foto të shkrepura nga qendra e Athinës tregojnë sesi retë e bashkuara me tymin nga zjarret kanë krijuar një situatë të zymtë mbi qytet. s.b/abcnews.al/