Pamje ‘apokaliptike’ nga Kina, infermierëve u bie të fikët në mes të rrugës (VIDEO)

0
123

Ashtu si gjithë bota, Kina po përballet me një verë të nxehtë, me temperatura ekstreme.

Duket se ata që po e vuajnë më shumë këtë gjë janë punonjësit e shëndetësisë, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në diell, duke kryer teste të Covid-19 për qytetarët, pas një nisme të qeverisë për të parandaluar një valë të re të virusit që të përhapet.

Pamjet janë të rënda, teksa infermierë të veshur me uniformën e zakonshme dhe maskat mbrojtëse të virusit, bien në tokë. Ata shfaqen me vështirësi në frymëmarrje, e po ashtu ndërsa përqafojnë copa gjigande akulli.