Ramiz Brahimaj e ka pasur një debutim për ta harruar në UFC, pasi e gati sa nuk e humbi veshin kundër Max Griffin.
Brahimaj e pësoi një goditje shkatërruese me bërryl nga Griffin në rundin e tretë në meçin e kategorisë gjysmë të mesme në UFC, pas të cilës nuk ishte në gjendje të vcazhdonte, raporton Gazeta Express.
Goditja brutale e Griffin gati sa nuk ia këputi veshin luftëtarit shqiptar në luftën e tij të parë në UFC.
Kjo ia siguroi Griffinit fitoren me nokaut teknik dhe e la Brahimajn me njërin prej lëndimeve më të tmerrshme në historinë e UFC-së.
Brahimja ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe lufton nën flamurin amerikan. Ai i ka 8 fitore dhe 3 humbje në MMA. /Gazeta Express/
O M G ! ! ! #UFCVegas13 pic.twitter.com/1pmqHrbexA
— Kyle Marley (@BigMarley3) November 8, 2020