Pamje si në filma! RENEA aksion në një restorant në Lungomare në Vlorë, panik tek turistët

0
62

Janë publikuar pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare të Vlorës. Pamjet janë të 9 gushtit, gjatë paradites së kësaj date. Video u publikua nga gazetari Artan Hoxha. Në video duken disa efektivë të RENEA-s të maskuar dhe të armatosur, disa të veshur civilë, që futen në restorantin e një hoteli, duke shkaktuar panik tek turistët, ku kishte fëmijë e gra.

Në video duket sesi disa fëmijë futen poshtë tavolinave, teksa të pranishmit largohen të tmerruar. Ky është një operacion, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e RENEA-s. Gjithë aksioni ndodh për jo më tepër se 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet, kur kapet një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nuk ka informacione se kush ka qenë objektivi i RENEA-s.