PAMJE të frikshme/ Avionët luftarakë përplasen në ajër në Kolumbi, vdesin 2 pilotët

0
113

Forca Ajrore Kolumbiane (FAC) mëngjesin e ditës së sotme kanë raportuan humbjen e dy pilotëve pasi dy avionë Embraer T-27 Tucano u përplasën gjatë fluturimit të shtunën. Avionët u rrëzuan gjatë një misioni stërvitor në Kolumbinë qendrore.

Incidenti vdekjeprurës vjen vetëm një ditë pasi FAC tregoi se avionët Tucano do të ktheheshin në Panairin Aeronautik të këtij viti në Rionegro, Antioquia, për të kryer shfaqje aerobatike. Tani, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e përplasjes.

Sipas FAC, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së shtunës. Videoja e postuar në Twitter kapi përplasjen, duke treguar se avioni shpërtheu në flakë përpara se të binte nga qielli.

Nuk u dhanë detaje të tjera rreth viktimave, përfshirë identitetin e pilotit tjetër në komandë. FAC gjithashtu ndau se një ekip hetuesish ka udhëtuar në vendin e rrëzimit për të mbledhur më shumë detaje rreth asaj që mund të ketë shkaktuar përplasjen e avionit.