Një ndeshje e të rinjve mes Sao Paulos dhe Palmeiras u ndërpre përkohësisht, pasi një tifoz u fut vrullshëm në fushë duke e mbajtur një thikë në dorë.
Ndeshja u ndërpre kur një përkrahës i Sao Paulos hyri në fushë duke mbajtur thikën në dorë, siç duket me qëllim për t’i sulmuar lojtarët e rinj të Palmeiras, raporton Gazeta Express.
Tifozi në fjalë e konfrontoi një lojtar të Palmeiras në fushë, para se lojtarët e tjerë të vraponin në ndihmë të bashkëlojtarit të tyre.
Në ndihmë atij i dolën edhe lojtarët e Sao Paulos të cilët e larguan tifozin me thikë, derisa edhe nuk i lejuan tifozët e tjerë të arrinin të lojtarët e Palmeiras.
Pasi u ndërpre përkohësisht, ndërsa rifilloi dhe u zhvillua normalisht.