Pamje të rënda! E moshuara rrihet nga punonjësja në Shtëpinë e Pleqve

0
251

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që i ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur diku në Pejë.

Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve, ndërsa punonjësa është arrestuar.