Pamje të tmerrshme nga Italia, përmbytje e rrëshqitje dheu

0
140

Prej dy ditësh, pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 9 personave.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, mediat italiane raportojnë se zonat e përmbytura janë zgjeruar gjatë natës në Ravena, një nga më të goditurat nga moti i keq. TgCom shkruan se evakuimet kanë vijuar edhe gjatë natës në zonën e Castel Bolognese e në Ravena, ku ka pasur probleme edhe me ujin e pijshëm.

Qendra historike e Lugos, në zonën e Ravenës, është përmbytur. Aty uji ka arritur një nivel më shumë se një metër.

Mbi 13 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkollat ​​mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Ravenës.