Pamjet/ Aksion blic për xhamat zinj, policia i bllokon gruas Porsche-n luksoz në Tiranë, ja sa u gjobit

0
2872

Policia rrugore ka gjobitur me 20.000 lekë pronaren e një makine luksoze “Porsche”, për xhamat e zinj të mjetit, pasi nuk ka respektuar nivelin e tejçueshmërisë së dritës në raport me kriteret e udhëzimeve përkatse.

Rrugoret e kryeqytetit, prej ditësh krahas detyrave te tjera ne funksion te rritjes se sigurisë në rrugë, kanë nisur një “aksion”, për kontrollin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve që kanë errësuar xhamat.

Kontrollet konsistojnë ne verifikimin e kushteve dhe kritereve te përcaktuara në Udhëzimin e MIE Nr.5, datë  07.10.2019, ne raport me tejçueshmërinë e dritës së përcaktuar në udhëzimin përkatës

Gjatë kontrolleve policore me njësitë matëse për errësimin e xhamave, janë konstatuar një numër i lartë mjetesh të cilët në mënyrë abuzive kanë errësuar xhamat parapritës si dhe nuk kanë respektuar nivelin e tejçueshmërisë së dritës në raport me kriteret e udhëzimit përkatës, të cilët janë proceduar administrativisht nga rrugoret e kryeqytetit.