Pamjet e para nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës, një i vrarë

0
171

Forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ka pasur të shtëna me armë dhe dyshohet të ketë jetë bërë atentat.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 minuta në autostradën Tiranë Durrës përballë “DHL”.

Mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti dhe raportohet se një person ka mbetur i vdekur, në atë që duket si një atentat.

Pamjet e para nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës,

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Shenim: Raportoi gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj