Pamjet ku u gjet i vdekur çifti kosovar në Francë. Çfarë dimë deri tani nga vrasja e prindërve të 7 fëmijëve (VIDEO)

0
160

Mbeten ende mister shkaqet e vrasjes së çiftit kosovar në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Ata ishin prindër të shtatë fëmijëve më I vogli 5 dhe më I madhi 21 vjeç.

Vrasja ka ndodhur të martën në mëngjes dhe dyshohet se në banesë përpara krimit ka pasur sherr

Ajo çfarë dihet është se gruaja është e moshës 44 vjeçare ndërsa burri 45 vjeç dhe sipas ekspertizës mjekoligjore ata kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara me thikë.

Të martën në mëngjes një telefonatë në polici ka njoftuar për një sherr që po ndodhte në apartamentin e familjes kosovare.

Policia është detyruar të thyejë derën për të hyrë në banesë ku dhe ka gjetur të shtrirë të dy trupat e pajetë. Nga hetimet e para të dy janë vrarë me thikë. Krimi i mistershëm po trajtohet dhe nga mediat franceze.