Pamjet nga vendngjarja/ Ekzekutohet me armë ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, plagoset pronari

0
129

Një 70 vjeçar, ekonomist i një firme inertesh në Kurbin, është vrarë me armë zjarri, ndërsa pronari i saj ka mbetur i plagosur.

ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz, pranë firmës së Ardian Gjeloshit.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Spitalit të Traumës. Shërbimet e Policisë vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA/ abcnews.al