Pamjet nga vendngjarja/ Roja i objektit u gjet i vrarë në Vlorë, policia rrethon zonën

0
2

Një 58-vjeçar i identifikuar si Renato Hoxhaj është gjetur i vrarë me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ai punonte roje në një objekt, i cili është në proces ndërtimit.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.