
Një civil së bashku me gruan e tij, u vranë nga trupat ruse, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga vendi.
Pamjet me dron dolën nga Ukraina javën e kaluar, ku shihet se një grup ushtarësh rusë ekzekutojnë civilin ukrainas i cili donte që të dorëzohej te trupat rusë.
Sipas raportimeve, burri në video i cili shihet duart lart ishte Maksim Iovenko, një burrë i cili po çonte gruan dhe djalin e tij drejt një vendi më të sigurtë për shkak të luftës.
“Dëgjuam të shtëna. Ata filluan të qëllojnë në kolonë. Të gjithë u kthyem prapa. Maksimi doli nga makina, ngriti duart dhe filloi të bërtiste se në makinë kishte fëmijë. Dhe ata e qëlluan atë. “- tha ai.
Maksim dhe gruaja e tij u vranë atë ditë, ndërkohë që djali i tij, 6-vjeç i ka mbijetuar sulmit.
Nga incidenti u plagos edhe nëna e shokut të viktimës.
