Panairi i gjelit të detit në Peqin, feremerët kërkojnë mbështetje: Po na dëmton importi

0
2

Peqini organizoi  “Panairin e gjelit të detit”, që synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtij shpendi që është simboli kryesor I tryezës festive të Vitit të Ri.

Rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në Peqin, e ata njihen për shijen e veçantë për shkak të kullotjes në natyrë.

“Tashmë në bashkinë e Peqinit është bërë si traditë ky panair që shërben për të promovuar produktet e zonës ku në këtë zonë mbarështohen 30 mijë krerë dhe e veçanta është që ushqehen me ushqime biko të prodhuar nga vetë fermerët dhe gjithashtu është dhe ushqyerja me gjethet e ullirit që I jep një shije të veçantë.” Shprehet Nazmi Xhyra, Drejtori Bujqësisë në Peqin.

Por, veç promovimit, fermerët Peqinit shprehen se kanë nevojë për mbështetje. Ata kërkojnë politika lehtësuese, në mënyrë që gjelat e rritur në mënyrë natyrale të mos konkurrohen në çmim nga produktet e importit. Aktualisht fermerët janë duke e tregtuar gjelin me 1000-1200 lekë për kilogram.

“Është tronditur çmimi pasi po futen shumë mall nga Greqia dhe bëj thirrje që të futen sa më pak në mënyrë që ne të shesim prodhimin tonë sa më mirë me cilësi shumë herë më të lartë.” “Çmimet varijojnë nga 10-12 mijë lekë të vjetra për kilogram, por nuk ka treg dhe nuk ja vlen pasi ka shumë shpenzime.” Nuk kemi fitim, por jemi mësuar me këtë punë.” Shprehen fermerët e zonës së Peqinit.

Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zones. Panairi u zhvillua në kalanë e qytetit, një ambient historik që i shtoi ngjarjes një dimension kulturor dhe turistik. Aktiviteti vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së traditave lokale dhe bashkëpunimin mes institucioneve arsimore, komunitetit dhe fermerëve, duke kontribuar  në promovimin e identitetit kulturor dhe gastronomik të Peqinit./vizionplus.tv